
Flamuri i Sindikatës së Policisë ngrihet në majat e larta të Greqisë
Aktuale
July 15, 2024 - 10:54
Flamuri i Sindikatës së Policisë së Kosovës është ngritur në majën Mytikas 2 mijë e 918 metra në shtetin grek.
Kjo është bërë përmes aktivistit, njëherësh zyrtarit policor Naser Zeqiraj, i cili bashkë me alpinistë të ndryshëm e ka ngritur flamurin e Sindikatës gjatë këtij aktiviteti.
“Aktivisti i njohur sindikal nga rajoni i Pejës, njëherësh zyrtari policor, Naser Zeqiraj, e përfaqësoi Sindikatën e Policisë së Kosovës, me bashkalpinistë të ndryshëm, ku gjatë këtij aktiviteti aplinisti ngrit flamurin e Sindikatës në majën Mytikas (Olimpit) 2918 m në shtetin grek”, thuhet në njoftimin e Sindikatës. /Zëri
