
Tërmeti 4.6 ballësh shkundi Shqipërinë gjatë natës, ja ku ishte epiqendra
Aktuale
July 24, 2024 - 08:29
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka “shkundur” Shqipërinë pak pas mesnate.
Sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike, tërmeti e ka pasur epiqendrën në Detin Adriatik, 35 km nga Durrësi.
Thellësia raportohet 6.5 km, ndërsa nuk ka pasur pasgoditje.
Lëkundjet janë ndier në Durrës dhe në zonat përreth.
