Kthimi i trupit të Faton Hajrizit, Kosova nis procedurat për identifikim

Kthimi i trupit të Faton Hajrizit, Kosova nis procedurat për identifikim

Aktuale August 09, 2024 - 08:05

Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar edhe një herë se trupi i Faton Hajrizit që u vra në Lloznicë të Serbisë ka mbërritur në Kosovë.

Sipas MPJ-së, institucionet përkatëse të Kosovës po i kryejnë procedurat e mëtejme mjekoligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë”.

“Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjekoligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Trupi i Faton Hajrizit ka mbërritur në Kosovë mbrëmë pas mesnatës, ku avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, ka thënë se tashmë trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.