Nga 1 shtatori produktet e duhanit do të përmbajnë njoftime për vërejtjet shëndetësore

Nga 1 shtatori produktet e duhanit do të përmbajnë njoftime për vërejtjet shëndetësore

Aktuale August 09, 2024 - 08:09

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se produktet e duhanit që importohen apo prodhohen për tregun e Kosovës duhet nga 1 shtatori 2024 të vendosin fotografi me ngjyra apo ilustrime të tjera dhe të përmbajnë vërejtjet shëndetësore të përcaktuara me udhëzimin e ri administrativ me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe uljen e ndikimit të përdorimit të duhanit.

“Vërejtjet e prezantuara kanë për qëllim ngritjen e njohurive të duhanpirësve mbi efektet shëndetësore që shkakton përdorimi i duhanit, sigurimin e efektit të vazhdueshëm të vërejtjeve shëndetësore në paketimet e duhanit, inkurajimin e ndërprerjes së duhanit dhe dekurajimin e nisjen ose rinisjen e pirjes së duhanit.

Kjo masë është e rëndësishme për përmirësimin e shëndetit publik dhe për mbështetje të përpjekjeve për kontrollin e duhanit në nivel kombëtar”, thuhet në postim.