Mosekzekutimi i pagave, Haradinaj tregon “rrugëdaljen e vetme” për zhbllokim
Aktuale
October 01, 2024 - 11:54
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë, ku ka thënë se mund të zhbllokohen vetëm nga Kuvendi.
Haradinaj ka thënë se rrugëdalja e vetme është thirrja me urgjencë e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të bëhej amandamentimi i Ligjit për shërbyesit civilë, që do të mundësonte një zgjidhje të menjëhershme. Haradinaj ka thënë se AAK-ja do ta kërkojë këtë qysh sot.
“Çdo përpjekje tjetër, jo vetëm se është shkelje ligjore, por edhe keqpërdorim i të drejtës së patjetërsueshme që mbi 80 mijë njerëz të realizojnë të drejtën e tyre në pagë”, ka shkruar Haradinaj.