Sulmi në Ibër-Lepenc, PREVENT kërkon nga qeveria bashkëpunim me ndërkombëtarët  
Foto: Laura Hasani

Sulmi në Ibër-Lepenc, PREVENT kërkon nga qeveria bashkëpunim me ndërkombëtarët  

Aktuale November 30, 2024 - 20:32

Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT, ka dënuar fuqishëm sulmin sabotues dhe terrorist të kryer mbrëmjen e së premtes ndaj kanalit kryesor të Ibër Lepencit, në fshatin Vragë të komunës së Zubin Potokut.

Ky institut kërkoi që institucionet shtetërore të sigurisë dhe Qeverinë e Kosovës që të intensifikojnë bashkëpunimin me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në komunat veriore të vendit.

“Gjithashtu, Instituti PREVENT bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve të tjera shtetërore, duke përfshirë edhe sektorin privat, që të përshpejtojnë procedurat për krijimin e mekanizmave të duhur shtetëror për zbatimin e plotë të ligjit mbi mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Ky bashkëpunim ndërsektorial është jetik për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen”, shkruan në njofim.