Sveçla për aksionin e Policisë: Nga sot mbyllet kapitulli i institucioneve paralele serbe në Republikën e Kosovës

Sveçla për aksionin e Policisë: Nga sot mbyllet kapitulli i institucioneve paralele serbe në Republikën e Kosovës

Aktuale January 15, 2025 - 09:50

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e policisë në institucionet paralele serbe në komunat jugore të vendit.

Sveçla në një video bashkë me ministrin Elbert Krasniqi ka thënë se nga sot kapitulli i institucioneve paralele të Serbisë në Republikën e Kosovës është mbyllur, transmeton Zeri.info.

“Nga sot kapitulli i institucione paralele, ilegale kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës mbyllet gjithandej në gjithë pjesët e tjera të Kosovës. Objektet komunale, postat, zyrat tatimore, gjitha mbetjet e institucioneve paralele përfundojnë”, ka thënë Sveçla.

Po ashtu, edhe ministri Krasniqi ka thënë se këto institucione nuk kanë vend më në Kosovë.

“Nga sot 28 komunat paralele kriminale të Serbisë në Kosovë dhe pesë qarqet e tyre mbyllen përfundimisht. Këto institucione nuk kanë vend në Republikën e Kosovës”, ka thënë Krasniqi. /Zëri