Beqa: Mesazhi i fitores së PDK-së po përcillet në çdo anë të Kosovës
Foto: Facebook

Beqa: Mesazhi i fitores së PDK-së po përcillet në çdo anë të Kosovës

Aktuale January 19, 2025 - 17:40

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Hajdar Beqa ka takuar sot disa banorë në Kodrali të Gjakovës.

Ai përmes një postimi i në rrjetin social Facebook ka thënë se banorët e Kodralis janë të vendosur ta mbështesin PDK-në në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Mesazhi i fitores së PDK-së tashmë po përcillet në çdo anë të Kosovës, ashtu si edhe në Kodrali të Gjakovës, banorët e së cilës janë të vendosur ta mbështesin PDK-në në zgjedhjet e 9 shkurtit’, ka shkruar Beqa.