Nazarko thotë se Kurti luan me disa skenarë: Nëse dështon të formojë qeverinë, vjen opsioni Hamza kryeministër

Nazarko thotë se Kurti luan me disa skenarë: Nëse dështon të formojë qeverinë, vjen opsioni Hamza kryeministër

Aktuale February 18, 2025 - 08:57

Analisti Mentor Nazarko ka deklaruar se Albin Kurti luan me disa skenarë. Ai ka theksuar se kur kryeministri i Kosovës mendon se nuk mund të krijojë qeverinë vetëm, koalicionin me PDK-në e shikon si një skenar.

“Kurti është pragmatik… ose është bërë pragmatik, pra dikush që luan me disa skenare. Në kushtet kur ai sheh që nuk ka mundësi për ta krijuar qeverinë I vetëm dhe përballë tij është SHBA, që janë shumë të vendosur për të mos e lënë atë të qeverisë vetëm, unë mendoj që ai e sheh koalicionin si skenar”, tha Nazarko.

Sipas analistit, edhe kryeministri Edi Rama e sheh me simpati një koalicion të mundshëm për formimin e qeverisë në Kosovë mes PDK-së dhe LVV-së.

“Ka disa shenja që konvergjojnë dhe duhet të vijnë nga dy fronte, edhe nga fronti i brendshëm kosovar dhe nga fronti ndërkombëtar, ku kemi këto sinjale të Grenellit, që janë konstante- për zhbërjen e Speciales që sabotoi Marrëveshjen e Uashingtonit dhe kishte në krye Prokurorin e Trump - Smith: Po ashtu duhet të ketë akt juridik nga brenda se zhbërja, rimodelimi i një institucioni si Gjykata Speciale duhet të vijë nga vetë institucionet e Kosovës, pasi ajo është themeluar prej tyre”.

Shenja tjetër sipas Nazarkos është edhe vizita që Rama ia bëri Kosovës në dhjetor të vitit që lamë pas. “Mesazhet në Parlamentin e Kosovës ka qenë për të sponsorizuar një iniciativë të tillë, e cila kalonte nga një koalicion i mundshëm me PDK-në dhe VV-në- mesazh që u shpërnda po nga Grenelli”.

“Për ta përmbyllur, edhe në takimin që patën në Munih, Rama u përpoq që fotot që u bënë publike me Kurtin të ishin foto ku shihej buzëqeshja. Në gjykimin tim ishte një mënyrë për të treguar se zoti Rama e sheh me simpati një koalicion të mundshëm. Pra, unë nuk e përjashtoj zhvillimin e skenarit të tillë, i cili mund të ketë si pasojë, vendimin e parlamentit të Kosovës”. /ABCnews