Në Mitrovicë vazhdon puna në ndërtimin e urës
Foto: Facebook

Në Mitrovicë vazhdon puna në ndërtimin e urës

Aktuale July 18, 2025 - 14:46

Hysen Durmishi, zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se sot po vazhdon armimi i shtyllave të urës dhe paralelisht po armohen e betonohen trajet.

“Sot po vazhdon armimi i shtyllave të urës dhe paralelisht po armohen e betonohen trajet. Gjithashtu kanë filluar përgatitjet për të filluar me themelet edhe të urës për këmbësorë. Me këtë dinamikë urat do të përfundohen para afatit”, shkroi Durmishi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.