Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Aktuale July 19, 2025 - 10:29

Në një akt human dhe fisnik, dy familje kanë zgjatur dorën e pajtimit dhe vendosin të mbyllin një plagë të rëndë përmes faljes së gjakut. Familja Hasani ka falur gjakun e djalit të tyre 14-vjeçar, Benjamin Hasani, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në rrugën Prishtinë–Podujevë.

Ngjarja kishte ndodhur më 7 korrik rreth orës 14:00, kur një veturë dhe një traktor u përfshinë në një aksident trafiku. Si pasojë, Benjamin Hasani ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të lënduar.

Të premten, familjet Hasani dhe Sylejvica janë takuar për të zyrtarizuar faljen. Me këtë akt, familja Hasani nga Dumnica e Podujevës vendosi t’ia falë gjakun familjes Sylejvica.

Benjamin kishte lindur të premten dhe u nda nga jeta të premten. Një javë më vonë, pikërisht ditën e xhumasë, gjaku i tij u fal duke u bërë kështu shembull i lartë i humanizmit, faljes dhe solidaritetit për të dy familjet dhe për gjithë komunitetin.