Shpaloset pllaka përkujtimore e Faton Hajrizit në përvjetorin e vdekjes së tij

Shpaloset pllaka përkujtimore e Faton Hajrizit në përvjetorin e vdekjes së tij

Aktuale July 19, 2025 - 15:03

Është shpalosur pllaka përkujtimore e Faton Hajrizit në një vjetorin e vdekjes së tij, në Klinë të Poshtme të Skenderajt.

Para se të shpalosej pllaka, në prani të familjarëve e miqve, u lexua “Letra e nënës” për Faton Hajrizin.

Ndryshe, Faton Hajrizi u vra në afërsi të Lloznicës të Serbisë.

Ai në atë kohë ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës, derisa pati vetëm 13 ditë i pati në “liri” pas arratisjes së tij për herën e nëntë nga burgu, transmeton Klankosova.tv.

Hajrizi dyshohet se e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi, në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, e gjatë arratisjes së tij ai gjeti dhe vdekjen.