Më shumë se një orë pritje, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare

Më shumë se një orë pritje, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare

Aktuale July 19, 2025 - 20:56

Më shumë se një orë pritje për të hyrë nga Dheu i Bardhë për në Kosovë po bëjnë frekuentuesit e kësaj pike kufitare.

Qendra për Menaxhim Kufitar në bazë të përditësimit të orës 19:12, bën të ditur se pika më e ngarkuar është ajo e Dheut të Bardhë.

Ndërkaq në Muçibabë ka pritje deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë.

Gjendja në pikat e tjera kufitare është e qetë. 

Image