
Tensionet Kosovë-Serbi, emisarja britanike pas Kurtit flet në telefon edhe me Vuçiqin
Dame Karen Pierce, emisarja e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor pasi ka folur në telefon me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës Albin Kurtin – e ka bërë të njëjtën edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, ka treguar për përmbajtjen e bisedës, ku thuhet se është folur lidhur me shqetësimet për tensionet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë.
U përmend edhe nevoja për zgjidhjet e të gjitha çështjeve të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Dame Karen Pierce, E dërguara e posaçme për Ballkanin Perëndimor, foli dje me Presidentin serb Vuçiç për të diskutuar shqetësimet e saj në lidhje me tensionet e fundit midis Serbisë dhe Kosovës dhe nevojën për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftim
Në njoftim përmendet edhe biseda e saj me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe zhvillimet në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ata diskutuan gjithashtu zhvillimet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Dame Karen theksoi se Mbretëria e Bashkuar mezi pret të mirëpresë përfaqësuesit e Serbisë në takimet e Procesit të Berlinit në Mbretërinë e Bashkuar në tetor. Dame Karen foli gjithashtu këtë javë me Kryeministrin në detyrë të Kosovës Kurti”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rajonin disa herë është deklaruar publikisht edhe presidenti amerikan Doanld Trump, duke thënë se ndaloi një luftë, më saktësisht një sulm potencial të Serbisë ndaj Kosovës. /Gazeta Express