
Rexhaj: Haradinaj e bullizon Bashën duke i thënë “defatore”, e ka personale me të
Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Rexhaj tha se vendimi për kandidaturën e tij u diskutua me orë të tëra në grupin parlamentar të LVV-së.
“Dimal Bashën e kam mik, Liburn Aliun e kam mik, e respektoj. Ai dha dorëheqje prej ministrisë jo prej Vetëvendosjes ta kemi të qartë. Tash këtu ishin dy mendime, mirëpo mendimi zyrtar që e kemi diskutuar në grup parlamentar që na ka zgjate me orë të tëra ka qen ëmë vendos Dimalin për kandidat për kryetar Kuvendi i ka marrë votat dhe ec përpara. Ka qenë i vendosur në grupin parlamentar dhe natyrisht emri i parapëlqyer i joni ka qenë Albulena Haxhiu gruaja më e votuar e Kuvendit të Kosovës. Jo, nuk jemi shokuar”, tha Rexhaj.
Ai gjithashtu u shpreh për raportin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj me Bashën, duke thënë se “Haradinaj e ka personale me Dimalin, sepse Dimali në Kuvend disa herë ka pasur kritika ndaj tij”.
Haradinaj e ka quajtur Bashën “defatore”.
Rexhaj tha: “Paramendojeni, Haradinaj, një ish-komandant i luftës, ngrihet dhe e bullizon një koleg të tij duke i thënë ‘defatore’, e tmerrshme”.