Milo Gjukanoviq për Fatos Nanon: Një prej politikanëve me të shquar, i dha drejtim të ri demokratik Shqipërisë

Milo Gjukanoviq për Fatos Nanon: Një prej politikanëve me të shquar, i dha drejtim të ri demokratik Shqipërisë

Aktuale November 01, 2025 - 23:31

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nanos, duke thënë se ky i fundit ka qenë një prej politikanëve më të shquar shqiptarë.

Dukanovic ka thënë edhe Nano i ka dhënë ‘’një vulë të fortë’’ drejtimit të Shqipërisë dhe zhvillimit demokratik të ekonomik.

‘’Me shumë keqardhje mora lajmin për vdekjen e Fatos Nanos, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, një prej politikanëve më të shquar shqiptarë pas ndryshimeve të viteve ’90, në të cilat ai pati një rol pionier. Ai i dha një vulë të fortë kursit të ri të vendit dhe zhvillimit të tij demokratik e ekonomik, si dhe forcimit të stabilitetit rajonal’’, ka shkruar ai.

Ai ka thënë edhe se do ta ruaj me respekt kujtimin për Nanon, për bashkëpunimin konstruktiv dhe kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

‘’Me respekt do ta ruaj kujtimin për Fatosin, për bashkëpunimin konstruktiv ndërmjet qeverive tona dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme të fqinjësisë së mirë e miqësisë, si dhe përpjekjet në fillimet e përbashkëta drejt objektivave strategjikë evropianë dhe euroatlantikë.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij në Parti’’, ka shkruar ai.