Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Aktuale November 02, 2025 - 08:21

Sot zhvillohet votimi në raundin e dytë, ndërkaq të drejtë vote në rrethin e dytë kanë gjithsej 1,013,357 qytetarë prej tyre 474.394 në Shkup.

Zgjedhjet për kryetar komune do të mbahen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa zgjedhja për këshilltarë do të përsëritet në tre qendra votimi në Komunën Shuto Orizarë për shkak të parregullsive të identifikuara në votimin e 19 tetorit.

Votimet do të vëzhgohen nga vëzhgues, vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa për raportim janë akredituar dhe gazetarë të huaj. /rtk