Fjalimi emocionues i gruas së Fatos Nanos: Sot, një nga ditët që s’dua të jetoj
Në ceremoninë e homazheve për ish-kryeministrin e Shqipërisë Fatos Nanon, një fjalim lamtumirës e mbajti gruaja e tij, Xhoana.
E pushtuar nga lotët, ajo tha se e sotmja, është dita më e trishtuar e jetës.
“Po ndahem me njeriun me të cilin kalova një çerekshekulli jetë, me të cilin më lidhën shumë e shumë ëndrra, shpresa e zhgënjime të përbashkëta. Sot është një nga ato ditët që unë nuk do dëshiroja të jetoja kurrë, e tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë Sokolin, Jetën dhe Klajdin”, tha ajo.
“Më shumë kujtohet një çerekshekulli më parë, unë një vajzë e re, me intuitën e moshës së pafajshme, rashë në dashuri me Fatosin, atëherë sikur nuk e kuptoja pse, por tani e kuptoj se kisha rënë në dashuri jo vetëm me Fatosin si person, por shumë më shumë se kaq. Kishe rënë në dashuri edhe me vizionin e një Shqipërie ndryshe”, theksoi ajo para të pranishmëve.
Fatos Nanos vdiq të premten pas një sëmundje.