Rama për takimin Nano-Millosheviq: S’ishte tradhti, kur të dalë e vërteta do kuptohet patriotizmi i tij

Rama për takimin Nano-Millosheviq: S’ishte tradhti, kur të dalë e vërteta do kuptohet patriotizmi i tij

Aktuale November 02, 2025 - 12:54

Qindra qytetarë, personalitete të politikës, artit dhe jetës publike pritet t’i japin sot lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar.

Homazhet do të zhvillohen përgjatë paradites, ndërsa më pas trupi i Fatos Nanos do të përcillet për në banesën e fundit.

Atmosfera në Pallatin e Kongreseve është e mbushur me emocione dhe respekt për njeriun që la gjurmë të thella në historinë politike të vendit.

Kryeministri i Shqipërisë, mbajti një fjalim.

Ai foli edhe për takimin e Nanos me Sllobodan Millosheviqit.

“Ishte ai dyzim edhe natyrës së tij aspak sistematike i kombinuar me burgosjen absurde, u bë fati i PS dhe e bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshme duke i dhënë një frymëmarrje të re. Pa sakrificën e tij, socialistët do kishin pasur një fat më bujar. Lidershipi i tij ishte më shumë frymë. Për këdo që do marrë përsipër ta zbërthejë rolin vendimtar të Fatos Nanos dhe për atë që u bë më pas Partia Socialiste. Në selinë e partisë që ai udhëhoqi qëndron një foto, për mua mbetet pamja më domethënëse, fill pas daljes nga burgu. Ai i sapodali nga burgu me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që shkëlqejnë plot xixa, kafshë e radhë politike. PS nuk lëvizi asnjë moment, e bën PS krenare për qenien e saj, promotorë e interesave madhore të kombit, Ata që e nderuan kryetarin tonë, ishin ata që e ngritën dhe ulën tradhtar për takimin me Millosheviqin dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë. E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradin. Në atë takim nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur të dalin në dritë fjalët e thëna në atë takim dhe bisedat me patriotët, atëherë as kush dot nuk do vërë në dyshim se kontributi i tij e rendit Fatos Nanon në rreshtat e nderit”, tha Rama. /TCH