Djali i Fatos Nanos: Ishte i pari që më foli për demokracinë, nuk frikësohej nga humbja

Djali i Fatos Nanos: Ishte i pari që më foli për demokracinë, nuk frikësohej nga humbja

Aktuale November 02, 2025 - 13:24

Djali i Fatos Nanos, Sokoli në fjalimin lamtumirës për babanë e tij, ka falënderuar shqiptarët për dashurinë e treguar ndaj ish-kryeministrit shqiptar.

Ai tregoi se si babai i tij ishte i pari që i foli për demokracinë, dhe siç tha ai, i pari që nuk e kishte frikë humbjen se ishte kalorës.

“Të nderuar të pranishëm, familjarë, miq shok, tëq afërm e dashamirës. Jam thellësisht i prekur nga gjithë vëmendja, dashuria juaj që kam ndjerë për babain tim në këto ditë të vështira. Në emër të familjes iu shpreh mirënjohje shqiptarëve kudo që ndodhen. Sot është një ditë ndryshe. Sot Fatos Nano, babai, bashkëshorti, gjyshi, daja, miku, lideri, ikën nga kjo botë por vetëm fizikisht,. Im atë ishte i pari që më foli për demokracinë. I pari që nuk e kishte frikë humbjen se ishte kalorës. Ai më mësoi shumëçka, garën e vërtetë, udhëheqjen si përgjegjesi. Ishte një njeri shumë dimensional”, tha djali i Fatos Nanos, njofton Klankosova.tv.

Sokoli poashtu tregoi se ish-kryeministri shqiptar besonte gjithmonë se politika shkonte përtej luftës personale.

“Ai e donte lirinë si frymë jo si slogan. Ai besoi gjithmonë se politika shkonte përtej luftës personale. Ai mboli ide, kulturë, qytetar.. Ishte i butë, tolerant me gjithkënd me atë që mendonte ndryshe. I ashpër dhe i drejtë kur kërkohej vendim e kurajo. Faleminderit për trashëgiminë e vyer që na la. Faleminderit kampion për kulturën, kokëfortësinë, zemrën, lirinë që na mësove të mbrojmë, brenda e jashtë vetes“, tha Sokol Nano.