Pesëvjetori i arrestimit, Krasniqi me deputetë të PDK-së vizitojnë familjet e çlirimtarëve: Kosova ju pret

Pesëvjetori i arrestimit, Krasniqi me deputetë të PDK-së vizitojnë familjet e çlirimtarëve: Kosova ju pret

Aktuale November 05, 2025 - 15:19

Në pesëvjetorin e shkuarjes në Hagë të ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqi, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi bashkë me deputetë të kësaj partie vizituan familjet e tyre për të shprehur solidaritet me mallin dhe vuajtjen e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i PDK-së thotë se familjet Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë shumë më tepër arsye për të qenë krenare për bijtë e tyre, sepse ata u takojnë të gjithëve e mbi të gjitha Kosovës.

“Ata ishin bashkë në luftë, bashkë në ndërtimin e shtetit dhe sot janë bashkë në përballjen me padrejtësinë, me të njëjtin dinjitet që i ka përcjellë gjithmonë”, shkroi Krasniqi.

“Urojmë që ky proces, i dalë prej binarëve të drejtësisë dhe arsyes, të përfundojë sa më shpejt me verdiktin që e presim të gjithë, lirinë e çlirimtarëve, që ata të kthehen te familjet dhe te populli i tyre. Kosova ju pret”, përfundoi ai.

Image

Image

Image