Sami Lushtaku reagon pas dorëheqjes së Memli Krasniqit
Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit si kryetar i partisë.
Lushtaku e ka falënderuar Krasniqit për angazhimin dhe lidershipin e treguar gjatë kohës sa ka udhëhequr me PDK-në, transmeton Zeri.info.
Ai ka përmendur se PDK-ja, është parti shtetformuese që ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit dhe sipas tij, ky vendin i Krasniqit shënon një momentum të ri që e rrit PDK-në.
Shkrimi i plotë i Lushtakut:
Në emër tim dhe të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, shpreh falënderimin dhe respektin më të lartë për punën, angazhimin dhe lidershipin e treguar nga kryetari i deritanishëm i PDK-së, Memli Krasniqi.
PDK është parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, e cila ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit prandaj ky vendim i dorëheqjes le të shënojë një momentum të ri i cili e fuqizon, e rritë dhe e unifikon edhe më tepër PDK-në.
Suksese në vazhdimësi, kryetar!
SL