Moti sot, kryesisht me diell
Foto: Laura Hasani

Moti sot, kryesisht me diell

Aktuale November 14, 2025 - 08:03

Kryesisht mot me diell dhe kthjellime po parashihet ditën e premte në vend. Orëve të hershme të mëngjesit ultësirave sërish priten kushte për mjegull e mjegullinë, që deri nga mesdita pritet të largohet. Megjithëse në pjesë të Dukagjinit mund të mbetet më gjatë.

Temperaturat minimale zbresin deri në 0 gradë e 3 gradë Celsius, e ato maksimale shënojnë rritje deri në 14 gradë C e 16 gradë Celsius. Në pjesë ku mund të mbetet më gjatë mjegulla, temperaturat mund të mos rriten mbi 10 gradë Celsius. Vazhdojnë të dominojnë qetësitë, e pasdite frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.

Kryesisht me diell do të jetë edhe përgjatë fundjave, ku orëve të mëngjesit ultësirave mbeten gjasat për formim të mjegullës, mirëpo që largohet deri nga mesdita. Natën në mes së shtunës e së dielës kalojnë vranësira shtresore kryesisht të nivelit të lartë. Temperaturat minimale zbresin deri në 1 gradë e ato maksimale shënojnë rritje deri në 17 gradë Celsius, lokalisht 18 gradë Celsius.