Kryediplomati gjerman do të nisë një vizitë në rajon, të martën në Kosovë

Kryediplomati gjerman do të nisë një vizitë në rajon, të martën në Kosovë

Aktuale November 14, 2025 - 16:36

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme.

Ambasada gjermane njoftoi se kryediplomati i tyre vizitën e nis në Bosnje, ndërsa në Kosova tha se do të jetë të martën pasdite ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me ushtarët gjermanë të KFOR-it.

“Ju njoftojmë se Ministri ynë i Jashtëm, Johann Wadephul, do të vizitojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme. Udhëtimi i tij do të fillojë në Bosnjë dhe Hercegovinë të dielën dhe do të vazhdojë përmes Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë për në Kosovë të martën pasdite (18.11.25) përpara se të përfundojë në Maqedoninë e Veriut të mërkurën. Në Kosovë ai do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe me ushtarë gjermanë të KFOR-it”.

Ambasada tha se ky udhëtim i tij është pjesë e mbështetjes së Gjermanisë për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, ndaj të cilës tha se janë të përkushtuar. /exxpress