Presidenca sqaron deklaratën e Osmanit: 900 “bandat” u referoheshin rasteve penale
Foto: Laura Hasani

Presidenca sqaron deklaratën e Osmanit: 900 “bandat” u referoheshin rasteve penale

Aktuale November 17, 2025 - 08:22

Lidhur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani në “Politico”, për shkatërrimin e 900 bandave në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit, këshilltari i saj i medias, Bekim Kupina, ka dhënë një sqarim.

Ai thotë se përgjigjja e Presidentes nuk kishte të bënte me banda, por me rastet që kanë ndodhur në vendin tonë.

Tutje, Kupina tha se Osmani asnjëherë nuk e ka paraqitur Kosovën si një vend të krimit.

“Në fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale”, thuhet në përgjigjen e tij për Klankosova.tv.

“Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, tha Kupina.