Mushkolaj: Gjuha e Lushtakut ndaj Matoshit duhet të dënohet, së pari nga PDK-ja

Mushkolaj: Gjuha e Lushtakut ndaj Matoshit duhet të dënohet, së pari nga PDK-ja

Aktuale December 04, 2025 - 13:16

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Skenderajt Sami Lushtakut drejtuar ish-deputetes së LVV-së, Adriana Matoshi.

Mushkolaj tha se gjuha e Lushtakut është denigruese dhe e rrezikshme, duke bërë thirrje që të dënohet nga të gjithë, së pari nga partia prej nga vjen Lushtaku, transmeton Zeri.info.

“Gjuhë e papranueshme, denigruese dhe e rrezikshme, që duhet dënuar nga të gjithë. Së pari nga vetë PDK-ja”, shkroi Mushkolaj në reagimin e tij. /Zëri