Pesë vjet qeverisje nga LVV-ja, Krasniqi tregon temat që i ka fituar qeveria dhe opozita
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka bërë një vlerësim të pesë viteve të qeverisjes së Vetëvendosjes, duke nxjerrë në pah disa çështje që qeveria i ka paraqitur si suksese dhe disa të tjera që opozita i sheh si dështime.
Sipas Krasniqit, temat ku VV ka shënuar fitore përfshijnë: Shtrirja e sovranitetit në veri dhe luftimi i grupeve kriminale atje, fuqizimi ushtarak i Kosovës, duke krijuar idenë se vendi mund të përballet i vetëm me çdo kërcënim eventual nga Serbia, imazhi i qeverisë, ku rastet e korrupsionit paraqiten si të izoluara dhe si veprime që ndodhin pa dijeninë ose përfshirjen e kryeministrit Kurti.
Nga ana tjetër, temat ku opozita ka fituar ndikim sipas Krasniqit janë: Mafia energjetike në nivele qeveritare, e cila sipas opozitës vepron në Kosovë dhe ka lidhje me Serbinë, dobësimi i aleancave me shtetet mike, për shkak të veprimeve të pamatura dhe qasjeve konfrontuese të qeverisë dhe stagnimi ekonomik dhe mungesa e investimeve, duke përfshirë përkeqësimin e klimës së biznesit dhe rënien e investimeve të huaja.