Shqipëri:Ndërtimi dhe rëniet nga lartësitë, shkaku kryesor i vdekjeve në punë
Foto: Laura Hasani /Ilustrim

Shqipëri:Ndërtimi dhe rëniet nga lartësitë, shkaku kryesor i vdekjeve në punë

Aktuale December 08, 2025 - 20:18

Situata e aksidenteve në punë në Shqipë është shqetësuese. Të quajtura ndryshe “vdekje të bardha” për shkak edhe të kalimit në heshtje të shumë prej rasteve, ato po shihen nga mjekët si një fenomen që kërkon analizë të thelluar të shkaqeve.

“Analiza që bëmë, kërkimi që bëmë ishte rreth 1200 aksidente në punë dhe janë rreth 3-4% e traumës në përgjithësi”, u shpreh Skënder Brataj, Drejtor i Urgjencës Kombëtare Mjekësore.

Ndërtimi mbetet sektori me rrezikun më të lartë , shpesh për shkak të rënieve nga lartësitë . Më pas vjen sektorët si minierat, industria dhe energjetika.

“Kryesisht ndërtimi, përdorimi i  lartësive, gërmimet, gropat, shpërthimet në magazina, lëndët piroteknike, nga rryma elektrike’, tha ai.

Nga ajo se çfarë konstatojnë paraprakisht  mjekët e urgjencës kur shkojnë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, shihet se shkaqet nuk lidhen aq me mungesën e kushteve të sigurisë dhe sinjalistikës në kantier se sa me pakujdesitë dhe formimin e punonjësve.

“Duke qenë se pasojat i ka ndërtuesi, inxhinieri, përgjegjësi mundohen që ti bëjnë sa më shumë afër realitetit të kushteve të teknike kështu që shumë herë është dhe mos kujdesi i punonjësit”, theksoi Brataj.

Mjekët e urgjencës dhe katastrofave janë angazhuar në hartimin një raporti analitik mbi kushtet, shkaqet dhe daljen në rekomandime përkatëse me qëllim forcimin e masave të sigurisë në punë dhe uljen e numrit të aksidenteve ./rtsh