Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për pajisjet e pastrimit të ujit të kontaminuar
Foto: Facebook

Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për pajisjet e pastrimit të ujit të kontaminuar

Aktuale December 09, 2025 - 08:37

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundoi trajnimin për pajisjet e pastrimit të ujit të kontaminuar.

Siç bëhet e ditur në njoftim, pajisja për pastrimin e ujit (WTC-3000 GT) është e dizajnuar për trajtim dhe shpërndarje të ujit në rast të kontaminimit të tij nga ndonjë fatkeqësi natyrore ose njerëzore, me ç’rast uji kontaminohet dhe nuk është i sigurt për përdorim. Kjo pajisje ka kapacitet të bëjë trajtimin e ujit deri në 3000 litra në orë.

“WTC-3000 GT funksionon duke aplikuar presion të lartë mbi ujin e kontaminuar, i cili kalon nëpër membrana selektive përmes procesit të osmozës reverse. Këto membrana lejojnë vetëm molekulat e ujit të depërtojnë, ndërsa bllokojnë kripërat, metalet dhe ndotësit e tjerë, duke siguruar prodhim të ujit të pastër dhe të sigurt”, bën të ditur FSK-ja. /Zëri