Mjegull e dendur, bëhet thirrje për kujdes në trafik
Aktuale
December 09, 2025 - 10:15
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën, të mërkurën dhe të enjten në mëngjes pritet paraqitje e mjegullës, e cila mund të vështirësojë qarkullimin në komunikacion.
Shkaku i këtyre kushteve atmosferike, IHMK-ja i ka këshilluar pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar.
Sipas këtij instituti, nga e marta pritet stabilizim i kushteve meteorologjike, pasi vendi ynë do të ndikohet nga masa ajri me presion të qëndrueshëm atmosferik, të cilat do të kushtëzojnë mot më stabil dhe temperatura rreth vlerave të mesatareve për këtë periudhë.
Temperaturat gjatë këtyre tri ditëve do të lëvizin nga -2, ndërsa ato maksimalet do të arrijnë në 12 gradë Celsius.