Terrasi në Prishtinë, BE-ja riafirmon angazhimin ndaj Kosovës
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar për vizitën e Riho Terrasit në Prishtinë, raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Në postimin e tij në platformën “X”, Oravi ka thënë se angazhimi i BE-së me Kosovën mbetet i fortë, me mundësi të reja përpara, duke përfshirë Planin e Rritjes.
“E mirëprita këtë mëngjes në Prishtinë Riho Terrasin, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, para takimeve të tij me shumë bashkëbisedues. Angazhimi i BE-së me Kosovën, si në nivel lokal, ashtu edhe nga Brukseli, mbetet i fortë si gjithmonë, me mundësi të reja në horizont, duke përfshirë Planin e Rritjes”, ka shkruar Oravi.
Welcomed @RihoTerras, @Europarl_EN Rapporteur for Kosovo, this morning in Pristina, ahead of his meetings with numerous interlocutors.
— Aivo Orav (@AivoOrav) December 9, 2025
ë's engagement with ë, both locally and from Brussels, remains strong as ever, with new opportunities within reach, including the #GrowthPlan. pic.twitter.com/epxP88uOBA