Presidenti Begaj vjen në Kosovë, Policia njofton për bllokim të përkohshëm të disa rrugëve në Prishtinë
Aktuale
December 09, 2025 - 11:19
Më 09-10 dhjetor 2025 në Kosovë do të qëndrojë për vizitë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj
Me këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes, si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri