Haradinaj takohet me diplomaten Prattipati, diskutojnë për zgjedhjet e dhjetorit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, priti sot në selinë e AAK-së të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila ishte e shoqëruar nga këshilltarja për Çështje Politiko-Ekonomike, Amy Reichert.
“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në ruajtjen e stabilitetit dhe integritetit demokratik”, thuhet në njoftim.
Haradinaj ka theksuar urgjencën që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të formohen sa më shpejt institucionet e reja, duke e vlerësuar këtë si parakusht për rikthimin e normalitetit dhe për avancimin e vendit në proceset euroatlantike. /Zëri