Komuna e Obiliqit zgjedh kryesuesin e ri

Komuna e Obiliqit zgjedh kryesuesin e ri

Aktuale December 11, 2025 - 16:30

Kuvendi Komunal i Obiliqit ka zgjedhur Sami Ahmetin si kryesues të saj të ri. Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme konstituive, mori pesë edhe kryetari i kësaj komune, Halil Thaçi.

“Gjatë seancës u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e Kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal. Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, Poashtu bëhet e ditur se gjatë zhvillimit të seancës përfaqësuesit e AAK-së dhe Listës Serbe u larguan nga mbledhja, ndërsa nga radhët e LDK-së qëndruan vetëm dy anëtarë, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit u largua.

Kryetari i komunës, Halil Thaçi uroi kryesuesin e ri dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, transparencës dhe funksionimit demokratik të Kuvendit në shërbim të qytetarëve të Komunës së Obiliqit.