Sorenseni takohet me Bedri Hamzën
Aktuale
January 14, 2026 - 11:43
Përfaqësuesi i BE-së për Dialog, Peter Sorensen, pas takimit që ka pasur me Kurtin dhe Osmanin, ka vazhduar takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Hamza e ka pritur Sorensenin në zyrën qendrore të partisë, transmeton Zeri.info.

Sorenseni, pas takimit me Kurtin dhe Osmanin, tha se pret të konstituohen Kuvendi dhe qeveria e re për të vazhduar me dialogun Kosovë – Serbi.
“Jam i lumtur që jam sërish në Kosovë, kjo është vizita ime e parë e këtij viti. Urime për zgjedhjet, pres me interes që Kuvendi të konstituohet dhe që Qeveria të formohet”, tha Sorenseni. /Zëri