“Drejtësi, jo politikë” - protestë paqësore më 17 shkurt në mbrojtje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë

“Drejtësi, jo politikë” - protestë paqësore më 17 shkurt në mbrojtje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë

Aktuale January 21, 2026 - 13:49

Me moton “Drejtësi, jo politikë”, do të protestohet më 17 shkurt, në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, që qëllim ka vetëm mbrojtjen e çlirimtarëve të cilët po mbahen në Hagë.

Protesta do të organizohet nga platforma “Liria ka Emër”, e cila gjatë një konference për media, Eliza Hoxha e Ismail Tasholli theksuan se data 17 shkurt nuk është zgjedhur rastësisht, por se ajo përkon me Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe me momentin historik të shpalljes së saj, duke e bërë këtë protestë një akt simbolik dhe qytetar në mbrojtje të parimit të drejtësisë.

Platforma “Liria ka Emër” vlerëson se procesi gjyqësor në Hagë, i cili ka hyrë në fazën përmbyllëse pas më shumë se pesë vitesh, ka krijuar shqetësime serioze në opinionin publik.

Zvarritja e procedurave, kompleksiteti i tyre, informacionet kontradiktore, si dhe perceptimi i ndikimit politik, kanë cenuar besimin qytetar se drejtësia po trajtohet si një proces thjesht juridik.

Image