Tërhiqen nga tregu qumshti formulë “Aptamil 1” dhe “Aptamil 2”
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ripërsëritur të gjeturat e autoritetit të BE-së për qumshtin formulë “Aptamil” sa i përket pranisë së toksinës cereulide mbi kufijtë e lejuar.
Në tregun e Kosovës që nga ky njoftim janë importuar sasi të kufizuara dhe produktet që janë importuar janë evidentuar përmes dokumentacionit dhe kontrollit në pikën kufitare.
Produktet e identifikuara janë si në vijim:
APTAMIL 1 – 830 g
Lot: 111488577 – Data e skadimit: 01.09.2026
Lot: 111516238 – Data e skadimit: 17.11.2026
Sasia e identifikuar: rreth 5 paketime (3.94 kg bruto)
APTAMIL 2 – 830 g
Lot: 111463178 – Data e skadimit: 04.07.2026
Lot: 111475576 – Data e skadimit: 30.07.2026
Sasia e identifikuar: rreth 9–10 paketime (7.89 kg bruto)
Këto produkte janë tërhequr nga tregu dhe inspektorët e AUV-it kanë konstaruar se ato nuk ndodhen në treg për shitje, por janë të bllokuara në depo.
“Bazuar në verifikimet e kryera deri më tani, nuk është konstatuar që këto produkte të kenë qenë në qarkullim në treg apo të jenë shitur tek konsumatorët. Si rezultat, rreziku për konsumatorët në Republikën e Kosovës konsiderohet shumë i ulët, ndërkohë që autoritetet kompetente vazhdojnë monitorimin e situatës në përputhje me procedurat e sigurisë ushqimore. Deri më tani nuk është pranuar asnjë raportim apo ankesë nga konsumatorët lidhur me këtë produkt”, thuhet në njoftim. /Zëri