Kuvendi i AAK-së me emocione: Tahiri i përlotur pas fjalimit të Haradinajt
Aktuale
May 24, 2026 - 12:41
Sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri, është përlotur pas fjalimit të kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, i cili gjatë kuvendit të këtij subjekti politik i hapi rrugë Ardian Gjinit për kreun e Aleancës.
Para të pranishmeve, Tahiri tha: “Na preku shumë, por edhe na bëri krenarë”.
“Faleminderit Ramush, faleminderit kryetari jonë”, u shpreh Tahiri.
Ai nominoi edhe zyrtarisht Ardian Gjinin për kryetar të AAK-së.