Rama: Së shpejti nisin punimet për Parkun “Ibrahim Rugova”
Foto: Laura Hasani

Rama: Së shpejti nisin punimet për Parkun “Ibrahim Rugova”

Aktuale May 24, 2026 - 15:37

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është ndarë buxheti për ndërtimin e Parkut Memorial dhe Bibliotekës Presidenciale “Ibrahim Rugova” në Velani të Prishtinës.

Sipas Ramës, projekti është përmbyllur në aspektin teknik dhe procedurat janë drejt finalizimit, ndërsa punimet pritet të nisin së shpejti.

“Ky nuk është veç projekt është monument i kujtesës sonë shtetërore dhe i vizionit të Presidentit historik që e udhëhoqi Kosovën drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë”, shprehet Rama.

Rama thekson se kjo vepër do të shërbejë si simbol i përhershëm i respektit për trashëgiminë e ish-presidentit dhe si një hapësirë ku historia dhe dija kombëtare bashkohen në Prishtinë.