Hamza: Më 7 qershor, bashkë do ta ndalim krizën dhe do ta bëjmë kthesën e madhe për Kosovën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se bashkë me anëtarët dhe kandidatët e partisë për kuvende komunale nga e gjithë Kosova kanë konfirmuar mobilizimin dhe vendosmërinë për ndryshim politik në vend lidhje me zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas tij, qytetarët kërkojnë më shumë dinjitet, zhvillim dhe shpresë për të ardhmen, ndërsa ndryshimi duhet të nisë nga çdo qytet, fshat dhe lagje e Kosovës.
Hamza ka thënë se është koha t’i thuhet “stop” çmimeve dhe tatimeve të larta, pagave të pamjaftueshme, stagnimit, regresit, ikjes së të rinjve, si dhe përçarjes e polarizimit që, sipas tij, po e dëmtojnë vendin çdo ditë.
Ai ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se atë ditë “do ta ndalim krizën dhe do ta bëjmë kthesën e madhe për Kosovën”.
Postimi i plotë:
Sot, bashkë me anëtarët dhe kandidatët tanë për kuvende komunale nga e gjithë Kosova, konfirmuam mobilizimin dhe vendosmërinë për t’i thënë STOP krizës dhe për ta ndryshuar Kosovën.
STOP çmimeve dhe tatimeve të larta, pagave të pamjaftueshme, stagnimit, regresit, ikjes së të rinjve, përçarjes dhe polarizimit që po e dëmtojnë Kosovën çdo ditë.
Sepse ndryshimi fillon prej njerëzve, prej çdo qyteti, fshati e lagjeje ku qytetarët kërkojnë më shumë dinjitet, zhvillim dhe shpresë për të ardhmen.
Më 7 qershor, bashkë do ta ndalim krizën dhe do ta bëjmë kthesën e madhe për Kosovën!