Plenkoviqi uron Kurtin për rezultatin zgjedhor, riafirmon mbështetjen e Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës

Plenkoviqi uron Kurtin për rezultatin zgjedhor, riafirmon mbështetjen e Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës

Aktuale June 09, 2026 - 11:06

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq e ka uruar liderin e LVV-së dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për rezultatin e zgjedhjeve.

Plenkoviqi ka thënë se Kroacia mbetet përkrahëse e fuqishme e Kosovës drejt rrugës evropiane dhe se Zagrebi zyrtar pret formim të shpejtë të institucioneve për të vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat.

“Urime Kryeministrit Albin Kurti për rezultatet e zgjedhjeve. Kroacia mbetet e përkushtuar fuqimisht në mbështetjen e rrugës evropiane të Kosovës dhe ne presim formimin e shpejtë të institucioneve shtetërore për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit tonë dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, shkroi Plenkoviqi.