“Trepça” largon përkohësisht nga puna pesë punëtorë, dyshohen se u paguan për vikend pa qenë në vendin e punës
Foto: Laura Hasani

“Trepça” largon përkohësisht nga puna pesë punëtorë, dyshohen se u paguan për vikend pa qenë në vendin e punës

Aktuale June 09, 2026 - 13:40

“Trepça” ka njoftuar se ka larguar përkohësisht nga puna pesë punonjës, në njësinë biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.

Në njoftim shtohet se vendimi është nxjerrë pas dyshimeve të bazuara se punonjësit në fjalë janë evidentuar si të angazhuar në punë gjatë ditëve të vikendit, ndonëse dyshohet se nuk kanë qenë të pranishëm në vendin e punës.

Postimi i plotë:

Më datën 09.06.2026, kryeshefi ekzekutiv i Trepçës Sh.A. ka nxjerrë Vendimin me nr. prot. 5245 për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësve:

1). F.Z.,

2). K.A.,

3). Z.A.,

4). A.G.,

5). M.Z.

Punonjës në Njësinë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.

Sipas këtij vendimi, punonjësit e lartcekur largohen përkohësisht nga puna duke filluar nga data 08.06.2026, deri në marrjen e vendimit nga Komisioni Disiplinor.

Vendimi është nxjerrë pas dyshimeve të bazuara se punonjësit në fjalë janë evidentuar si të angazhuar në punë gjatë ditëve të vikendit, ndonëse dyshohet se nuk kanë qenë të pranishëm në vendin e punës.

Për rrjedhojë, ekziston dyshimi se janë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës, sipas nenit 10, paragrafëve 1.1, 1.5, 1.13, 1.19 dhe 1.26 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punonjësve të Trepça Sh.A.