​Helikopterët rusë, së shpejti të gatshëm për ushtrinë serbe

​Helikopterët rusë, së shpejti të gatshëm për ushtrinë serbe

Aktuale prill 12, 2016 - 19:52

Ministria serbe e Mbrojtjes ka bërë të ditur se helikopterë e ri rusë të modelit “MI17V-5” , së shpejti do të jenë të gatshëm për Ushtrinë e Serbisë.

Një burim i agjencisë serbe së lajmeve Tanjug brenda Ministrisë serbe të Mbrojtjes, ka thënë se faza e pranimit të helikopterëve do të përfundojë në fillim të qershorit dhe pastaj helikopterët do të transportohen në Serbi, transmeton KosovaPress.

Gjatë një vizite të fundit në një hangar të ri në aeroportin e Batajnicas, kryeministri serb Aleksandar Vuciq ka njoftuar se dy helikopterë të ri do të vijnë në fillim të qershorit.

"Parandalimi i të gjithëve nga sulmi i mundshëm drejt vendit tonë është objektiv i Ushtrisë së Serbisë dhe një detyrë që duhet të performohet gjatë gjithë kohës", ka thënë Vuciq.