Protestuesit demolojnë zyrat e presidentit maqedon

Protestuesit demolojnë zyrat e presidentit maqedon

Aktuale prill 13, 2016 - 21:41

Në organizim të nismës qytetare "Protestoj" sonte në qendër të Shkupit mbahet protestë në shenjë revolte nga vendimi i djeshëm i presidentit, Gjorge Ivanov për ndërprerjen e përgjithshme të të gjitha procedurave kundër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre lidhur me përgjimin dhe krizën politike.

Protesta filloi para Prokurorisë Publike Speciale në shenjë mbështetjeje për punën e tij, ndërsa vazhdoi para Zyrës popullore të Presidentit, në të cilën pjesëmarrësit kanë gjuajtur vezë dhe gurë.

E kërkojnë dorëheqjen e presidentit Ivanov, ngrirjen e procesit për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor dhe formimin e Qeverisë eksperte e cila do të organizojë zgjedhje korrekte, demokratike dhe kredibile, shkruan Alsat.

LEXO EDHE: Policia ka filluar të arrestoj protestuesit në Shkup (Video)

Demonstruesit thonë se nuk do t’i ndërpresin protesta deri sa Ivanovi ta tërheqë vendimin e turpshëm për faljen e politikanëve që janë në hetime. Ata kanë djegur edhe fotografi të kryetarit Ivanov.

Me qëllim të pengimit të ndonjë përplasje qytetare, është shtuar prania e policisë, të cilët janë pajisur me mjete të rënda, si autoblinda dhe topa uji.

Ndërsa nga ana tjetër dhjetëra mbështetës të VMRO-DPMNE-së kanë protestuar para selisë së LSDMM-së. Ato akuzojnë kreun e LSDM-së, Zoran Zaevin, se ka bashkëpunuar me shërbime të huaja për të shkatërruar shtetin.