LIVE: Në mesin e protestuesve vërehen persona që duan ta eskalojnë protestën (Foto)

LIVE: Në mesin e protestuesve vërehen persona që duan ta eskalojnë protestën (Foto)

Aktuale prill 15, 2016 - 20:16

20:55- Gazetari i Portalb njofton se Stojançe Angellov, nga Dinjiteti, bën thirrje që protestuesit të mbajnë distancë nga kordoni policor, sepse ka në mesin e masës persona që gjuajnë drejt policisë me qëllim eskalimin e protestave.

20:45-Gjendja ende qëndron e njëjtë, forcat policore me një numër mjaft të madh qëndrojnë para qeverisë, protestuesit bërtasin me thirrje ‘shtet policor’, ‘shtet i padrejtë’ dhe vazhdimisht ashtu si edhe më herët kërkojnë dorëheqjen e Ivanovit dhe Qeverisë në krye me Gruevski.
 

Image

Policia ka vendosur kordon në pjesën afër urës Goce Dellçev për të mos lejuar që të shpërndahen protestuesit.

20:30-Protestuesit gjenden para Qeverisë, bëjnë thirrje që Qeveria të dorëhiqet dhe Ivanovi të tërhiqet. Numri i forcave policore gjithnjë e më shumë rritet.

Momentalisht situata është e qetë dhe nuk ka përplasje mes policëve dhe protestuesve.
 

Image

 


---

20: 20 - Stojançe Angellov ka mbajtur një fjalim para protestuesve duke bë thirrje policisë që për momentin kjo protestë po ndjeket nga e gjithë bota andaj me të mirë policia të lëshoj pe dhe t’i lejojë protestuesit që të afrohen pranë qeverisë sepse nuk duan t’i dërgojnë botës fotografi të këqija sepse në mesin e protestuesve ka njerëz shumë të mirë që po luftojnë për të drejtën e tyre që të mos lejohet falja e kriminelëve.

Protestuesit gjithnjë e më tepër bërtasin ‘ky shtet është mafioz’, ‘qeveria poshtë’,’Ivanovi poshtë’,’shtet policor’ etj.

Megjithatë të gjitha thirrjet e protestuesve po hasin në vesh të shurdhër sepse policia nuk lëshon pe. Gjithashtu po shtohet numri i njësisë speciale policore.

Tani për tani situata është e qetë pa incidente, transmeton portalb

Policia largon autoblindat, por kordoni ende vazhdon të jetë aty.

19:55-Kordonët e policisë janë vendosur në largësi prej 800 metra nga objekti i Qeverisë dhe policia nuk i le protestuesit të afrohen pranë objektit. Protestuesit me fishkëllima dhe fyerje i drejtohen policisë që t’i lëshojnë ata të protestojnë para objektit që siç thonë ata me paratë e tyre është ndërtuar.

Për t’i ndaluar protestuesit, policia i ka afruar edhe autoblindat.
 

Image

 


---


Për të pestën ditë me radhë, qindra qytetarë maqedonas kanë zbarkuar në sheshin qëndror të Shkupit kundër amnistisë së Ivanov për zyrtarët e lartë.

Mbledhja e protestuesve ka nisur prej porës 18:00, fillimisht para Prokurorisë Speciale Publike.

Më pas ata janë zhvendosur para Kuvendit. Në shesh ka prani të shtuar policore.

Shumë qytetarë u bien bilbilave, ndërsa mbajnë në duar flamuj dhe parulla. Dëgjohen thirrje : “Jep dorëheqjen Ivanov!” dhe “ Mbështetje Prokurorisë Speciale Publike”.

Kërkesat mbeten të njëjta. Përveç dorëheqjes së Ivanov, ata kërkojnë edhe fillimin e një proçesi për zgjedhjen e një qeverie teknike e cila do të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të besueshme dhe në të njëjtën kohë për pezullimin e procesit të filluar të shpalljes së zgjedhjeve parlamentare më 5 qershor.

Katër ditë më parë, Presidenti maqedonas shpalli vendimin e tij për pushimin e hetimeve për 56 persona, kryesisht zyrtarë dhe ndihmës të tyre lidhur me skandalin e përgjimeve.

Amnisitinë e tij, Ivanov e argumentoi si një përpjekje për ti dhënë fund krizës politike.