Ja çfarë kërcënimi ia bëjnë shtetit Veteranët e UÇK-së (Foto)

Ja çfarë kërcënimi ia bëjnë shtetit Veteranët e UÇK-së (Foto)

Aktuale nëntor 27, 2014 - 13:07

Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar institucionet më të larta të vendit se nëse nuk përfillet memorandumi i tyre me Rektoratin e UP-së atëherë nuk do të ketë siguri dhe rehati për Kosovën.

Ato këto deklarata i kanë dhënë gjatë protestës së sotme të zhvilluar para dyerve të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ku kanë marrë pjesë mbi 200 persona.

Kryetari i Veteranëve të UÇK-së (u.d.), Smajl Elezi me këtë rast tha se OVL-UÇK kërkonë regjistrimin në studime me automatizëm të rreth 1000 kandidatëve që vijnë nga këto kategori, shkruan Zëri.

Ne sot u mblodhëm paqësisht dhe do të shpërndahemi paqësisht. Por ta kenë të qartë të gjithë si nga qytetari i thjesht e deri te organet më të larta të shtetit se ky vend nuk do të ketë rehati as siguri deri sa të gjithë studentët që janë fëmijë të dëshmorëve, invalid, veteranë, fëmijë të viktimave civile, fëmijë të invalidëve dhe Veteranëve ti vijojnë studimet barabartë sikurse studentët tjerë. Nuk po kërkojmë shumë. Ata që janë pranuar në afate të rregullta sipas meritës janë sistemuar nëpër Fakultete por konsiderojmë se nuk i është bërë padrejtësi askujt por kërkojmë që vetëm të ngushtohen pak e të lëshojnë vend edhe për fëmijët e atyre që dhanë gjithçka që ne sot të kemi universitet të lirë, shtet dhe institucione të lira”, ka thënë ai.

Ndërsa, Argjend Softolli, përfaqësues i organizatës studentore “Opinioni i Pavarur”  kërkoi nga rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu që të jap dorëheqje nga posti i tij.

“Ne studentët e Universitetit të Prishtinës dhe unë si përfaqësues kërkojmë nga ky rektor që të jap dorëheqje pasi që po e degradon UP-në. Ky nuk është vend ku guxohet të shprehen diktaturat. Ky Universitet është ndërtuat mbi gjakun e dëshmorëve dhe familjeve tua. Ne kërkojmë që rektori të jap dorëheqje”, ka thënë ai. /Zëri/

Image
Image