Kërcënohet

Kërcënohet "me plumb në kokë" rektori Zejnullahu (Dokument)

Aktuale nëntor 30, 2014 - 13:46

Rektori i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", Ramadan Zejnullahu është kërcënuar me jetë, transmeton zeri.info.

Këto kërcënime janë bërë nga një person i thirrur si veteranë i UÇK-së, në rrjetin social "Facebook". 

"Mendoj se rektori ka nevojë për një plumb në kokë, jam veteranë i UÇK-së", është shënimi nga Mentor Tori Gashi, i cili ka komentuar në profilin e  shoqatave të dala nga lufta në Facebook.

(Autor: Mentor Tori Gashi https://www.facebook.com/jon.gashi.7?fref=ufi ).

Pas kësaj thirrje për t'i dhënë "plumb në kokë", rekorit, ka pasuar po ashtu një koment tjetër që po ashtu e aprovon thirrjen e këtij Mentor Gashit dhe po ashtu thotë se "rektori kërkon plumb në kokë".

Por, kërcënimi i dytë është bërë në rrjetin social "Facebook" në profilin "Me rektorin".

Në fjalimin e tij të enjten para Rektoratit, u.d.kryetari i OVL-së, Smajl Elezaj, ka thënë se “ky vend nuk do të ketë rehati e as siguri, derisa të gjithë studentët që janë fëmijë të dëshmorëve, invalidë, veteranë, fëmijë të viktimave civile, fëmijë të invalidëve dhe veteranëve, të vijojnë studimet barabartë sikur studentët e tjerë".

Ndërsa komentet në "Facebook", janë bërë në ditën e protestës të enjten. 

Burime të “Zëri-t”, brenda Rektoratit të UP-së kanë konfirmuar sot për gazetën se Policia e Kosovës është informuar lidhur me këto kërcënime dhe se do të merren masat e nevojshme për të mbrojt rektorin Zejnullahu.

Image
Image
Image
Image