Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Veprat e mjeshtrit “Ibrahim Kodra”, përmblidhen në ekspozitë në Lichtenstein

Veprat e mjeshtrit “Ibrahim Kodra”, përmblidhen në ekspozitë në Lichtenstein

Art July 04, 2020 - 14:04

Më 1 korrik 2020, në muzeun shtetror “Lihtensteinisches Landesmuseum”, në Lihtenshtajn, u përurua ekspozita që paraqet një përmbledhje të veprave origjinale të mjeshtrit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra. Punimet vijnë nga koleksioni i Fondacionit zviceran, “Ibrahim Kodra” nga Lugano që udhëhiqet nga Masha Pacolli, si dhe nga një exemplar nga koleksionet e Komunës së Campione d’Italia dhe nga koleksioni privat i familjes Pacolli.

Prezantuesi i ekspozitës njëherësh drejtor i Teatrit, Rainer Vollkommer, nënvizoi miqësinë midis Muzeut dhe Fondacionit “Ibrahim Kodra” nga Lugano.

Image

Ndërsa prezantoi punën në projektin e përbashkët, Vollkommer kujtoi e vlerësoi Shqipërinë.

Ai gjithashtu kujtoi udhëtimin e tij në Shqipëri, duke e quajtur Shqipërinë një tokë interesante arkeologjike.

Përpos Vollkommer, në prezantim të ekspozitës foli edhe Katrin Eggenberger, ministre e Punëve të Jashtme, drejtësi dhe Kulturë e Lihtenshtajnit, e cila shprehi falënderime dhe përshkroi edhe situatën e vështirë ndërkombëtare.

Image

Debatit i kontribuoi edhe Ambasadori i Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane, Ilir Gjoni.

Gjoni foli për mjeshtrin e madh, Ibrahim Kodra dhe bashkëpunimin kulturor midis dy vendeve. Ndër to, Ambasadori lexoi letrën që kishte derguar ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti.

Image

Shefi i Konsullatës së Kosovës në Zurich, Sami Kastrati, përmendi rëndësinë e diplomacisë publike dhe suksesin e madh të Kosovës gjatë këtyre viteve.

Adrian Andreja, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Milano lexoi letrën e Ajet Lecit, Drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës, letër kjo që tregonte për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe programeve edukative qe zhvillohen në kuadër të bashkëpunimit midis Muzeut te Kosovës dhe Fondacionit zviceran “Ibrahim Kodra”.

Image

“Kultura është produkti më i mirë që secili vend mund të eksportojë”, u shpreh Andreja, përcjell Zëri.

Masha Pacolli, drejtoreshë e “Fondacionit Ibrahim Kodra” prezantoi punën e mjeshtrit të madh Ibrahim Kodra dhe shpjegoi se si Fondacioni Ibrahim Kodra mbart mesazhin e paqes përmes projekteve edukative, sociale dhe kulturore.

Image

Pacolli kujtoi Franco Bozzini i cili ndërroi jetë deri sa redaktonte katalogun e kësaj ekspozite.

“Bozzini ishte një nga sponsorizuesit e këtij eventi”, u shpreh Pacolli.

Muzeut Kombëtar të Lihtenshtajnit, në emër të familjes së saj, Masha Pacolli, i dhuroi veprën e çmuar te artit të Ibrahim Kodrës, “Totem con fisarmonica".

Prezentë në këtë ngjarje ishin edhe ambasadori i Republikes se Kosovës në Paris, Qëndrim Gashi, Jeta Abazi Gashi, Stefan Batliner, anëtar i Bordit të Muzeut Kombëtar të Lihtenshtajnit, Hermine Haug, presidente e Miqve të Muzeut Kombëtar të Lihtenshtajnit, Tom Büchel, drejtor i zyrës së Kulturës Lihtenshtajnit, Elena Pontiggia, historiane e artit dhe profesoreshë në Accademin e “Belle arti di Brera” dhe Stefano Mazzatorta, kurator, kritik i pavarur./Zëri

Image