YouTube akuzohet për indoktrinim të personave që besojnë se Toka është e rrafshët

Auto&Tech February 18, 2019 - 14:02
Lexo detajet

Një shkencëtare ka paralajmëruar se mbështetësit e teorisë se Toka është e rrafshët po indoktrinohen nga disa video të publikuara në YouTube. Sipas Dr.Asheley Landrum, rekomandimi i videove të ngjashme në këtë faqe po ndikon te njerëzit që janë të prirë për të besuar në teori të çuditshme.

Përkrahësit e teorisë për formët e rrafshët të Tokës besojnë se qeveria është duke e fshehur faktin që planeti ynë është i rrafshët, e jo sferë që sillet rreth boshtit të vet.

Ndonëse tingëllon si diçka e pabesueshme, kjo ide është bërë më e famshme viteve të fundit. Në mesin e përkrahësve të saj është edhe këngëtari i njohur me nofkën “B.o.B”.

Sipas një ankete të bërë vitin e kaluar në Britani të Madhe, vetëm dy të tretat e të rinjve besojnë plotësisht se Toka është e rrumbullakët.

Landrum thotë se përhapja e këtij fenomeni është duke u ndikuar shumë nga YouTube dhe veçoria e saj për të sugjeruar vazhdimisht video të tjera për përdoruesit e saj, shkruan “Independent”