Super vetura Audi Q4 e-tron shfaqet si koncept, disa ditë para prezantimit zyrtar (FOTO)

Auto&Tech February 18, 2019 - 18:35
Lexo Detajet

Koncepti i makinës më të vogël se e-tron, që do ta shohim pas disa ditësh në panairin e Gjenevës.

Ditë më parë, është bërë e ditur se Audi do të prezantohet në Geneva Motor Show me një makinë të re elektrike, shumë praktike dhe më të lirë se SUV-i që ka çmim të konsiderueshëm, transmeton Telegrafi.

Tani e kemi edhe pamjen e kësaj makinë të vogël, që lansohet në fund të vitit 2020, apo në fillimin e 2021-ës.

Të katër rrathët në pjesën e përparme, konfirmojnë se është një Audi, ndërsa linjat vërehet që i përkasin gjuhës së fundit dizajnuese të këtij prodhuesi gjerman. Mësohet se Q4 e-tron, do të jetë një makinë praktike dhe urbane, me çmim më të lirë se modeli i kushtueshëm SUV.

Detajet pritet t’i mësojmë në panairin e Gjenevës, teksa supozohet se do të kushtojë më lirë se çmimet e modeleve Q3 dhe Q5.

Image

Image

Image